FIDANISHTJA

Radivojci e Budrika paraqitën prioritetet në diskutimin publik për planifikim të buxhetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Qytetarët e Radivojcit dhe të Budrikës, kanë identifikuar nevojat dhe kanë paraqitur prioritetet që kanë këto fshatra në debatin e radhës që u mbajt në këto dy lokalitete për planifikimin e buxhetit për vitin 2016-2018.

Zv. kryetari i komunës Hasan Aliu pasi ka njoftuar për zhvillimin e procedurave në hartimin e plan buxhetit deri në aprovimin e tij që duhet të bëhet më së largu deri më 30 shtator, ka thënë se rëndësia e këtyre takimeve është e madhe për faktin se duhet të bëhet një ndarje sa më e barabartë dhe aty ku projektet janë të nevojshme.

Kurse Berat Zuka, zyrtar i lartë i buxhetit, shpalosi buxhetin komunale për vitin 2016 dhe atë sipas qarkores së fundit duke potencuar se ka shkurtime të buxhetit për investime kapitale për shkak të pagesës së përvojës së punës për shërbyesit civil prej 0.5%.

Fundamenti

Në takimin me qytetarët e Budrikës ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, i cili theksoi se Kuvendi është pjesë përbërëse e planifikimit të buxhetit pasi që në fund aprovimi duhet të bëhet aty, andaj siç u shpreh ai, Kuvendi do të kryej punën e vet dhe pas plotësimit me propozimet nëpër lokalitete, do të bëhet edhe aprovimi.

Në Radivojc qytetarët e identifikuan si projekte prioritare ujin e pijshëm si një nga nevojat më elementare për fshatin, ndërsa është potencuar si prioritet edhe asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës brenda fshatit, por edhe funksionimi i një punkti shëndetësor.

Ndërsa në Budrikë banorët e identifikuan po ashtu nevojën shumë të madhe të ujit të pijshëm, ndërkaq u diskutua edhe për problemin e vërshimeve me të cilin po përballen për vite të tëra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.