Komuna e Kamenicës ndan subvencione për fermerët
Kamenicë – Drejtoria e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Kamenicë ka njoftuar të gjithë Fermerët e Komunës së Kamenicës se e bën subvencionimin e fidaneve për fermerë për ngritjen e pemishteve të reja me këto kultura pemëtare si mollë, dardhë, kumbulla, pjeshkë dhe vishnje.
Në njoftim thuhet se Fermerët për të aplikuar duhet t`i plotësojnë këto kushte : Sipërfaqja duhet të jetë e pandarë (minimum) 0.25 ha, Ngastrat duhet të kenë burim të uji, Ngastra duhet të ketë qasje të përhershme në rrugë, Pemishtja duhet të mbjellët vetëm me një nga këto kultura : Mollë, Dardhë, Kumbulla, Pjeshkë , Vishnje thuhet në njoftim./rajonipress/


