Haliti falënderon mërgimtarët për përkushtimin e dhënë në ndihmë vendlindjes
Viti – Për kontributin e tyre që po japin në vendlindje përmes aksioneve të ndryshme, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot në një takim mërgimtarët Xhavit Islami e Adem Syla të cilët veprojnë dhe jetojnë në Zvicër.
Haliti ka falënderuar ata për gjithë angazhimin që po e bëjnë për të ndihmuar bashkëqytetarët në vendlindje, duke mbështetur projekte të ndryshme që kanë të bëjnë mirëqenien e qytetarëve.
Po ashtu ata janë mbështetës të aksioneve të ndryshme siç është ndërtimi i shtëpive për të pastrehët dhe ndihma në forma të tjera.
Me këtë rast në shenjë falënderimi kryetari i ka nderuar me mirënjohje për këtë angazhim./rajonipress/


