UBT

Plantacioni me lajthi në Tërnoc të Bujanocit, investim fitimprurës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lajthia e cila deri më tash është kultivuar vetëm nëpër male, tashmë ka filluar të kultivohet edhe nëpër tokat bujqësore.

Ramiz Osmani një fermer i ri nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit ka filluar me kultivimin e lajthisë në tokën e tij përreth malit të cilën me ndihmën e eskavatorit e ka shëndruar në tokë bujqësore.

Ky është njëri ndër fermerët e parë në vend, i cili ka kultivuar lajthitë në një plantacion. Osmani tregon se ka tre vite që ka mbjellur rreth 1500 fidane në tokën e tij përreth malit.

Mobi Casa

Së shpejti pritet të dal në tregë ngase ato tashmë kanë dhënë edhe frutat e para të lajthisë.Sipas tij me fruatat e lajthiave në treg do të dal në pragë të festëes së Kurban Bajramit.

Lajthia është një kulturë me fruta të mëdha dhe me rendimente të larta, mesatarja prej 7-10 kg për trup dhe jep fruta në vitin e tretë”, thotë Ramiz Osmani.. Ideja për kultvimin e lajthisë më ka ardhur sepse nuk ka asnjë fermer në rajonin tonë që ka plantacion me lajthia dhe kjo mendojë se është shumë profitabile thot me krenari ai. Osmani mendon që edhe më tej të zgjeron klutivimin e lajthiave duke rritur numrin e fidaneve në 1800 sosh./Lugina Press/