UBT

Aliu : Do të ketë investime në çdo lokalitet të komunës së Vitisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Institucionet Komunale të Vitisë kanë vazhduar dje me diskutimet publike nëpër fshatrat e Komunës së Vitisë, konkretisht me banorët e fshatrave Ramjan dhe Sllatinë e Epërme ku kanë marrë pjesë edhe disa banorë të Sllatinës së Poshtme. Këto diskutime publike po mbahen me qëllim që qytetarët të jenë pjesë e hartimit të buxhetit komunal për vitet 2016-2018.

Gjatë këtyre diskutimeve publike Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar edhe Berat Zuka, Zyrtar pranë Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim i njoftuan banorët e këtyre lokaliteteve me procesin e hartimit të buxhetit komunal por dëgjuan nevojat dhe kërkesat e banorëve .

Hasan Aliu duke folur për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këto diskutime publike tha se gjatë vitit të shkuar komuna e Vitisë ka mbajtur 14 diskutime publike ndërkaq gjatë këtij viti ka paraparë të mbanë 20 sosh dhe atë me qëllimin më të mirë që buxhetin për investime kapitale të ndahet në mënyrën më të drejtë të mundshme. “Po bëjmë përpjekje që buxhetin të cilën e kemi të ndajmë në mënyrën e drejtë dhe më të mirë të mundshme me qëllim që të ketë investime në çdo lokalitet të komunës së Vitisë edhe pse mundësitë buxhetore janë të kufizuara. Qeveria Komunale e Vitisë do të shikon mundësitë që edhe përmes donatorëve të ndryshëm dhe institucioneve qendrore të thith investime me qëllimin më të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë” u shpreh Aliu.

Ndërkaq ai po ashtu shfrytëzoj rastin dhe ju bëri thirrje banorëve të lokaliteteve Ramjan dhe Sllatin e Epërme që të kryejnë obligimet e tatimit në pronë pasi që këto mjete do të ju kthehen qytetarëve përmes investimeve.

Ndërkaq Berat Zuka, nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim shpalosi buxhetin komunal për vitin 2016 dhe atë sipas qarkores së fundit duke potencuar se ka shkurtime të buxhetit për investime kapitale për shkak të pagesës së përvojës së punës për shërbyesit civil prej 0.5%.

United Hospital

Ndërkaq pas prezantimeve të buxhetit komunal në të dy lokalitetet janë hapur edhe diskutimet publike ku banorët kanë shprehur kërkesat dhe nevojat e lokaliteteve nga vijnë për investimeve dhe paraqitën kërkesa të ndryshme.

Ramjanasit në veçanti kërkuan sigurimin e hapësirës për varrezat e fshatit, asfaltimi i disa rrugëve të lagjeve, shtrimin me zhavorr të rrugëve fushore, ndriçimin publik i fshatit etj.

Ndërkaq banorët e Sllatinës së Epërme kërkuan që të bëhet rrënimi i shkollës së vjetër, ndërtimi i një salle sportive, vazhdimi i asfaltimit të disa rrugëve të lagjeve dhe ndërtimin e trotuareve, vendosjen e rrethojave të shkollës por edhe shtruarjen me zhavorr të rrugëve fushore.

Përndryshe banorët e këtyre dy lokaliteteve patën edhe shumë kërkesa të tjera dhe u shprehën të kënaqur që institucionet komunale të Vitisë po bëjnë përcaktimin e prioriteteve për investime bashkërisht me qytetarët e saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.