Gjykata Speciale duhet ta hetojë UNMIK-un që heshti masakrën e Llashticës
Gjilan – Masakra e Llashticës edhe pse me dëshmi të shumta e prova të pakontestueshme kurrë nuk u hetua nga UNMIK-u. Ky fakt po i mjafton banorëve të Llashticës që të kërkojnë nga Gjykata Speciale që të nisin hetimet ndaj UNMIK-u i cili qëllimisht e heshti masakrën e Llashticës. Ymer Ibishi thotë se UNMIK-u duhet të dali në bankën e të akuzuarve.
UNMIK-u duhet të dali në bankën e të akuzuarve për shkak se pas luftës fshehi provat e dëshmi dhe nuk inicioj asnjëherë rastin rreth masakrës së Llashticës.
Ymer Ibishi i cili e ka të vrarë prindin në luftën e fundit në Llashticë thotë për rajonipress se jo vetëm UNMIK-u, por edhe KFOR-i, EULEX-i dhe prokurorët e gjykatësit shqiptarë nuk kanë treguar asnjëherë gatishmëri që ta hetojnë masakrën e Llashticës.
Ibishi mendon se Gjykata Speciale duhet ta hetojë UNMIK-un i cili qëllimisht nuk e hetojë masakrën e Llashticës. “Masakra e Llashticës ka prova, ka dëshmi, fotografi e procesverbale të mjaftueshme për të iniciuar hetimet edhe tani pas kaq vitesh” shprehet Ibishi.
Ndryshe fshati Llashticë llogaritet njëri nga fshatrat më të lënduara e më të prekura nga koha e luftës së fundit. Në këtë fshat janë vrarë, masakruar e djegur 13 shqiptarë në prill të vitit 1999. Edhe pse në polici, prokurori dhe EULEX e UNMIK janë deponuar dhjetëra dëshmi për vrasjet në këtë fshat, askush deri tani nuk e ka trajtuar seriozisht Dosjen e Llashticës. /rajonipress/


