Sinani: 28 Nëntori festa më e madhe për shqiptarët që thërret për unifikim
Kamenicë – Me aktivitete festive dhe kulturore ka filluar festa e 28 nëntorit në Kamenicë, fillimisht është hapur ekspozita nga artistja e re Mihane Ahmeti për tu përmbyllur me koncertin e madh të organizuar nga drejtoria e Kulturës nën patronatin e kryetarit të komunës Begzad Sinani.
Sinani tha se Festa e 28 nëntorit është festa më e madhe që do të mbetet në histori të shqiptarëve kudo që janë dhe veprojnë e që na thërret për unifikim për të ardhmen tonë dhe nderim ndaj të gjithë dëshmorëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë që ne po e gëzojmë sot dhe për të ecur sigurt drejtë të ardhmes sonë për mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët tanë dhe forcim, avancim të institucioneve të Republikës Kosovës.
Në këtë festë në programin artistik të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përveç shoqërive kulturore – artistike vendore morën pjesë edhe ansambli “Nakem” nga Bursa e Turqisë./rajonipress/


