ARKATANA

Faruk Nura vazhdon rrugëtimin me zemër plot shpresë në fshatrat e Vitisë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Rrugëtimi i Faruk Nurës nuk ndalet. Me përkushtim dhe besim të ndërsjellë, ai po takon qytetarët e Budrikës, Remnikut, Radivojcit, Skifterajt, Devajës dhe Mogillës, ku po gjen mbështetje të fuqishme për vizionin e LDK-së dhe për kandidatët për deputet.

Në çdo takim ndjehet energjia e njerëzve që besojnë, që duan të ecin përpara dhe që shpresën e shohin si forcë për ndryshim. Kjo përkrahje e sinqertë është dëshmi se kur politika bëhet me zemër dhe respekt, ajo gjen rrugën e saj te qytetari.

“Jam thellësisht falënderues për këtë mbështetje dhe për këtë vullnet të përbashkët që të ecim tutje dhe të punojmë së bashku për Vitinë, Anamoravën dhe Kosovën”, ka shkruar Faruk Nura, duke shprehur mirënjohje për çdo dorë të shtrënguar dhe çdo fjalë besimi.

Faleminderit nga zemra për përkrahjen!

Eco Higjiena

#LDK123

#LDKdegaviti

#ZgjedhShpresën

#FarukNura74