Përfundon afati ligjor për aplikim për banesat kolektive në Kamenicë
Kamenicë – Ka përfunduar afati për aplikim për banesat kolektive ku kanë aplikuar 49 aplikues dhe të martën iu janë dorëzuar aplikacionet kryetares së Komisionit Kimete Kryeziu dhe tani komisioni do të verifikoj dokumentacionin e aplikantëve dhe do të përzgjidhen fituesit.
Begzad Sinani ka thënë se ky proces do të jetë transparent dhe përfituesit do të jenë ata që me të vërtet i kanë kushtet e rënda./rajonipress/


