United Hospital

David Richard Holbrook: Jam krenar me kontributin e babait tim dhënë Kosovës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Viti – Për të shprehur falënderimet që Komuna e Vitisë i ka bërë veprës së babait të tij, në Viti sot ka qëndruar djali i ish-diplomatit amerikan Richard Hoolbruk, David Holbrook. Fillimisht, vizita e pasardhësit të projektuesit të paqes në Ballkan, nisi me një vizitë me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Halitin.

Me këtë rast kryetari Haliti tha se prej momentit kur është vendosur busti i Richard Holbrooke-ut në Viti, ai është qytetar i kësaj komune. “Përmes respektimit të diplomatit Richard Hobrooke që nuk është më gjallë nga plejada e atyre që dhanë një kontribut të veçantë, ne dëshirojmë të respektojmë të gjithë kolosët botëror. Synonim i lirisë së Kosovës dhe i rajonit është në veçanti ambasadori Holbrooke. Natyrisht se ai paqen e ka vendosur duke dhënë urdhra të drejta bashkë me eprorë të tjerë”, ka thënë Haliti.

Ai më pas shtoi se Ambasadori Holbrooke ka rrezatuar në besueshmëri tek të gjithë ne duke ia kthyer buzëqeshjen popullit të Kosovës në kohët më të vështira. Pas takimit të zhvilluar në ambientet e komunës, ata kanë vizituar edhe kompleksin dhe bustin e babait të tij të vendosur vitin e kaluar në qytetin e Vitisë.

Eco Higjiena

David Holbrook me këtë rast u shpreh krenar për veprën e babait të tij duke vlerësuar një kontribut të çmuar për të ndihmuar popullin e Kosovës. “Jam krenar për kontributin e babait tim të dhënë gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë. Ai tha se kjo është një statujë shumë e bukur e babait tim dhe për këtë ai do të ishte shumë krenar.

Kështu u shpreh David Holbrook, derisa po vizitonte kompleksin memorial me bustin e ish diplomatit, respektivisht të babit tij Richrad Holbrook. “Jam edhe i emocionuar me mikpritjen e qytetarëve të Kosovës, por njeherit vizitën e konsideroj si moment të veçantë edhe për familjen e time. Me shumë dëshirë do të kisha prezent sot edhe fëmijët e mi këtu, për të parë se si çmohet dhe vlerësohet kontributi dhe puna e gjyshit të tyre këtu në Kosovë. Kam parë fotografi të bustit, por është emocion i veçante ky vend të vizitohet dhe të shoh nga afër figurën e babit tim. Ai e ka dashur shumë Kosovën, dhe ka qenë tejet i kënaqur që në Kosovë ka pasur sukses puna e tij. Po ashtu, babai im ka qenë falënderues edhe për pranin e ushtrisë amerikane që ka qenë në Kosovë e njëherit dhe shumë i lumtur për arritjen e paqes dhe stabilitetit në këtë vend, që ka qenë edhe prioritet i tij”, ka thënë David Holbrook.

Më pas, David Holbrook duke kaluar me një shëtitje nëpër qendër të qytetit ku u pritë nga një numër i madh qytetarësh, ka vazhduar në Galerinë e Arteve në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ku u hap një ekspozitë me fotografi të diplomatit amerikan e cila do të qëndroj e hapur për 10 ditë me radhë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.