Fundamenti

Një kamenicase që sjell dritë dhe kulturë në politikë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nexhat Buzuku – Këtë herë ju prezantojmë një emër të veçantë – një mendje të kthjellët, një qytetare të kulturuar, një intelektuale të re që flet me argument, me qetësi dhe me dinjitet. Vlora është një zë që thërret për progres, për ndryshim dhe për ecje përpara. Ajo vjen me një emër simbolik, me një kulturë të gjerë dhe me një prani që flet edhe kur hesht: në mimikën e saj të qetë, në qëndrimin stoik, në refuzimin e stagnimit dhe të çdo kompromisi me regresin.

E rritur në një familje atdhetare, mikpritëse dhe të ndershme, ajo trashëgon vlerat kristale të familjes së saj – vlera që i bashkon natyrshëm me mendimin modern, me butësinë e një femre të formuar, me urtësinë platonike dhe me aftësinë për ta lexuar kohën në të cilën jetojmë.

Në moshën vetëm 22-vjeçare, Vlora ka dëshmuar pjekuri, integritet dhe nivel kulturor që rrallë gjenden. Ajo e përfaqëson me dinjitet qytetin e saj, lagjen e saj, njerëzit e saj – dhe tashmë zëri i saj ka kaluar kufijtë e vendlindjes.

Ajo po bëhet zë i Kosovës që mendon, analizon dhe kërkon përgjegjësi. Në shkrimet, paraqitjet dhe komunikimin e saj dallohen qartë tri shtylla themelore: mençuria – mendimi i pavarur dhe moskompromisi me të keqen; zgjuarsia – mendimi kreativ, dituria që buron nga leximi, studimi dhe përvoja e jetës; dhe argumenti – forca e saj kryesore, e lidhur pazgjidhshmërisht me të vërtetën dhe drejtësinë.

Nga postimet e saj shihet një vizion i matur, një objektiv i kristaltë dhe një e vërtetë që buron nga përgatitja e thellë intelektuale. Vështirë të gjesh një emër kaq të ri që përhap kaq shumë mirësi, shpresë dhe optimizëm pa zhurmë, pa mllef, pa përjashtim. Ajo është shembull i vlerave qytetare, i kulturës njerëzore dhe i edukimit modern. Ajo shkruan bukur, flet bukur dhe komunikon me maturi e finesë.

E shkolluar në nivel universitar, e pajisur me dije dhe e gatshme për sfida, ajo përfaqëson një gjeneratë të re që po rritet me përgjegjësi dhe vetëdije publike. Në një kohë kur politika shpesh flet me zë të lartë e mendon pak, prania e saj është një kujtesë se dinjiteti, kultura dhe arsyeja ende kanë vend në hapësirën publike.

KKVITI

Ajo nuk premton zhurmë, por punë; nuk ushqen përçarje, por dialog; nuk sheh prapa, por ecën përpara me përgjegjësi dhe vizion. Mbështetja për të nuk është thjesht zgjedhje politike – është një akt qytetar, një besim në dritën ndaj mjegullës, në argumentin ndaj zhurmës dhe në progresin ndaj stagnimit.

Ajo është dritë e re në politikë, me shumë energji, dije e maturi, zëri i arsyes dhe i kulturës qytetare.

Personazhi i këtij profili është Vlora Pireva – kandidate për deputete në listën e PDK-së.

PDK – 130

Vlora Pireva: 105

Mos e harroni këtë emër, sepse duke lënë mënjanë nivele të tilla – në vend të dritës po përqafojmë hijen.