Uji Dea

Ndërroi jetë Neshat Shaqiri nga Tërnoci (1960-2015)

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pas një sëmundje, në moshën 55 vjeçare ndërroi jetë Neshat Shaqiri nga Tërnoci i cili jetoi në Fushë Kosovë.

Neshat Shaqiri ka lindur në Tërnoc të komunës së Bujanocit ndërkaq jetoi në Fushë Kosovë.
Kishte të mbarur Fakultetin e gjuhës Angleze ka njoftuar Lugina Press.

Kurse ish kolegu i tij Lulzim Mjeku duke evokuar kujtime për Neshat Shaqirin ka shkruar :”Ju njoftoj me keqardhje dhe dhimbje të thellë se shoku ynë Neshat Shaqiri ka ndërruar jetë të shtunën në Prishtinë. Neshati ka luftuar me vite të tera një sëmundje të rëndë dhe për disa vite arriti ta mund atë.

Mobi Casa

Më mbetet ta ndaj kujtimin për te, si një djalë trim që e humbi betejën e fundit, por i dal fitues me buzëqeshjen dhe humorin e një shoku të shkëlqyeshëm. Ai ndërroi jetë në mesin e më të dashurve të tij familjar, i kthjelltë në mendje dhe me kureshtjen djaloshare për jetën.

Neshati do të mbahet mend si gazetar, anëtar i disa redaksive, karikaturist, pjesëtar i jetës publike në Bujanoc ka shkruar Mjeku./rajonipress/