Haliti i përkushtuar që projektet të realizohen në mënyrë cilësore
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vazhduar sot me inspektimin e disa projekteve të cilat janë duke u realizuar në këtë komunë. Me këtë rast ai ndër tjerash ka vizituar fshatin Ballancë ku janë duke u vazhduar punimet në ndërtim e shkollës së këtij fshati.
Po ashtu sot ai ka inspektuar punimet që janë duke u bërë në asfaltimin e rrugëve të fshatrave Zhiti dhe Tërpezë dhe pjesën përskaj lumit “Morava” brenda qytetit të Vitisë
Haliti ka vizituar edhe punimet në rrugën Kllokot – Viti. Aty kanë filluar sot punimet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugës Kllokot-Viti.
Me këtë rast i pari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot për së afrimi këto punime duke u shprehur se rregullimi i kësaj rruge është më rëndësi të veçantë për gjithë qytetarët e kësaj komune./rajonipress/


