UBT

Bejtush Gashi, profesionisti i sigurisë që synon Parlamentin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan / Prishtinë – Bejtush Gashi është një emër i njohur në jetën akademike, institucionale dhe publike të Kosovës. Profesor universitar, ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe ekspert i sigurisë me përvojë shumëvjeçare, Gashi përfaqëson profilin e profesionistit që vepron me dije, përgjegjësi dhe integritet. Me këtë bagazh të pasur, ai synon tani të kontribuojë drejtpërdrejt në legjislativ, si kandidat për deputet.

Këtë herë, Bejtush Gashi garon nga AKR, në listën e përbashkët me LDK-në, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në mbarë Kosovën, e në veçanti në Anamoravë.

Nga shkenca e sigurisë, në vendimmarrje politike

I njohur për qasjen e tij analitike dhe vendosmërinë profesionale, Gashi është “luftarak” në shkencë dhe pritet të jetë po aq i përkushtuar edhe në politikë. Ai beson se politika ka nevojë për njerëz që dinë të marrin përgjegjësi, jo për improvizim.

“Më 28 dhjetor 2025, bashkë mund të ndërtojmë një Kosovë më të drejtë, më të bashkuar dhe me shpresë për secilin qytetar”, është mesazhi i tij drejtuar elektoratit.

Profesionalizëm, thjeshtësi dhe afërsi me qytetarët

Ajo që e veçon Bejtush Gashin është thjeshtësia në paraqitje dhe serioziteti në veprim. Ai është ministri i parë që ka vizituar brezin kufitar në Karaqevë, duke dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve dhe duke vepruar për ta, larg luksit qeveritar dhe shpenzimeve të panevojshme.

Në një realitet ku shumë zyrtarë shmangin terrenin, Gashi ka zgjedhur të jetë pranë qytetarit, duke e parë politikën si shërbim dhe jo privilegj.

Zëri i veprimit dhe i shpresës

Profesor, ministër, udhëheqës dhe baba, Bejtush Gashi përfaqëson një figurë të balancuar, ku përvoja profesionale ndërthuret me përgjegjësinë njerëzore.

“Angazhimi im është i qartë: të punoj për një Kosovë më të drejtë, më të bashkuar dhe më plot shpresë për secilin qytetar. Bashkë mund të ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë”, thekson Gashi.

Biografia akademike dhe profesionale

Formimi akademik

Studime themelore: Universiteti i Beogradit (1977-1983)

Magjistraturë: Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Zagrebit (1986-1989)

Eco Higjiena

Doktoraturë: Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë (2003-2005)

Titulli akademik: Prof. Ass. Dr.

Karriera institucionale

2001-2006 – Drejtues i lartë i Planifikimit të Emergjencave, Departamenti i Sigurisë Civile

2006-2007 – Drejtor i Departamentit të Politikave të Sigurisë së Brendshme, MPB

2007-2011 – Drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve, Obiliq

2011-2014 – Zëvendësministër, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

2014-2018 – Dekan, Fakulteti i Sigurisë Publike, Akademia e Kosovës

2018 – Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës

Kontribut akademik dhe publik

Bejtush Gashi është autor dhe bashkautor i dhjetëra botimeve shkencore dhe librave universitarë në fushën e sigurisë, mbrojtjes, luftës kundër terrorizmit dhe menaxhimit të emergjencave. Ai ka përfaqësuar Kosovën në konferenca ndërkombëtare dhe ka formuar breza profesionistësh në sektorin e sigurisë.

Profil i rrallë për Parlamentin

Ky është profili i një kandidati që nuk flet me premtime boshe, por me biografi, përvojë dhe vizion. Një profesionist i palodhur, akademik i përkushtuar dhe qytetar që dëgjon, kupton dhe vepron.

Më 28 dhjetor, Bejtush Gashi synon të sjellë në Parlamentin e Kosovës siguri në vendimmarrje, përgjegjësi në politikë dhe shpresë për qytetarët.

Zgjidh shpresën. Zgjidh profesionalizmin.