United Hospital

Kur nipi kujdeset për dajën, Hajrullah Tërpeza figurë gjithëkombëtare

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mustafë Shala është nip i heroit e veprimtarit Hajrullah Tërpeza. Shala për rajonipress shpalos kujtime të mira për heroin, atdhetarin dhe njeriun që tërë jetën e tij punoj e veprojë për çështjen kombëtare. Hajrullah Tërpeza është krenaria kombëtare dhe për shkak të kontributit të madh që ka dhënë për çështjen shqiptare ai meriton një kujdes shumë më të madh institucional.

Të flasësh e të përkujtosh tribunin e popullit Hajrullah Tërpezën, do të thotë të flasësh e të përkujtosh një pjesë të pashmangshme të historisë shqiptare. Hajrullah Tërpeza me rolin e tij tejet të madh që dha për kombin arriti të hyjë në analet e historisë më të re të Kosovës.

Aktiviteti i tij me vite të tëra në interes të çështjes shqiptare e radhisin Hajrullah Tërpezën ndër figurat kyçe në strumbullarin e patriotëve dhe atdhetarëve më të mëdhenj shqiptarë.

Po si e kujton Hajrullah Tërpezën nipi i tij Mustafë Shala gjithashtu një aktivist e veprimtar i palodhur.

Shala për rajonipress tregon për guximin dhe heroizmin që kishte shfaqur gjithmonë Hajrullah Tërpeza. “Unë e mbajë mend dhe me pietetin më të madh përulem para veprës së dajës Hajrullah. Ai ka qenë njeri i aksioneve, njeri i fjalës e i besës. Të rrallë janë ata njerëz që me tërë fuqinë e tyre intelektuale angazhohen me mish e shpirt që nga rinia e gjerë në vdekje për lirin e popullit, siç ndodhi me Hajrullah Tërpezën”, rrëfen Shala.

Musafë Shala me të drejtë e thotë se Hajrullah Tërpeza nuk ka nevojë as të lavdërohet e as të zmadhohet puna e vepra e tij. “Ai është vetë historia sepse ka lënë gjurmë kudo ku punoj e veprojë në trojet shqiptare dhe diasporë. Hajrullah Tërpeza me një fjalë është krenaria e kombit. Një njeri që tërë jetën ia kushtoj atdheut duke rrezikuar e sakrifikuar edhe jetën edhe familjen e tij. Shumë familjar të tij janë torturuar për shkak të aktivitetit të tij duke përfshirë këtu edhe nënën time Naxhijen, pPor edhe shumë familjarë e bashkëkombës, janë frymëzuar nga idetë dhe veprimtaria e tij për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare”.

Shala thotë se Hajrullah Tërpeza meriton një vend adekuat në historinë shqiptare. “Institucionet e Kosovës kanë bërë pak për këtë figurë emblematike. Unë jam i bindur se koha do të tregojë se Hajrullah Tërpeza ishte dhe do të mbetet njeriu i kalitur në luftë, e veprimtar i pa ndalur dhe sakrifikues i madh i kombit”.

Edhe Anton Çeta derisa ka folur për Hysen e Hajrullah Tërpezën ka lënë një fjalë të madhe.”Këta djem nga Tërpeza nuk ishin të lindur për të vdekur në shtrat”. E kjo fjali e emocionon edhe më shumë Mustafë Shalën. “Unë si pjesë e familjes jam munduar që ta afirmojë veprën e Hajrullah Tërpezës. Kam bërë gjithçka që vërtet ai të meritojë dhe të zë vendin e duhur. I takon edhe historianëve e ekspertëve të fushave historike që ta hulumtojnë e studiojnë deri në themel veprimtarinë dhe qëllimet e mëdha të Hajrullah Tërpezës” porosit Shala.
Shala e ka të qartë se Hajrullah Tërpeza nuk ka punuar as për emër e as për lavdi sepse ai ideal e kishte lirinë, dashuri mbi dashurinë e kishte atdheun dhe gjithçka në trupin e tijë frymonte atdhe”.

Mobi Casa

Motra e Hajrullahut, Naxhije Murtezi Shala ishte e re kur u burgos dhe u torturua. Ajo ka treguar për shumë peripeci e sakrifica derisa ishte në aktivitete ilegale Hajrullahu.

Hajrullah Tërpeza ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrjedhat historike te ne dhe ashtu si e ka nisur edhe e ka përfunduar jetën e tij të bujshme. Hajrullah Tërpeza ishte detyruar të largohej nga toka e Kosovës në fund të vitit 1945. Hajrullahu ishte kudo në vijën e frontit dhe mori pjesë edhe në mbrojtjen e vijës kufitare me Serbinë, në Malësinë e Gollakut e Karadakut e të kufinjëve tjerë të Kosovës.

Hajrullah Tërpeza fatin e tij jetësor e lidhi me fatin e atdheut në vitet e rezistencës në kufi, për të vazhduar në vitet e qëndresës nëpër male pas mbarimit të luftës dhe të cilin e vazhdoi edhe gjatë disa dekadave të ardhshme në Europë deri ne vdekje. Hajrullah Tërpeza lindi e jetojë në rrethanat e krijuara pas copëtimit të tokave shqiptare. Ishte i njomë kur hodhi pushkën krahut për të luftuar robërinë, për të ruajtur themelet e një shteti shqiptar.

I rritur me ndjenjat e atdhedashurisë Hajrullah Tërpeza do të jetë gjithmonë në ballë të shumë zhvillimeve historike. Jo rastësisht Hysen Tërpeza e cilësonte si krah të djathtë Hajrullahun. “Ishte më i ri se unë, por e kisha krah të djathtë sepse më është gjendur në ditët më të vështira” ka shkruar Tërpeza.

Ndryshe, Hajrullah Murtezi- Tërpeza, u lind në Tërpezë të Vitisë, në një familje të shquar me tradita kombëtare. Në moshë shumë të re iu bashkua luftës për liri dhe Shqipërinë e vërtetë, ai njihej si trim i rrallë. Bashkë me familjarë e shokë, nuk kursyen asgjë nga vetja në luftën kundër pushtuesit serbo-jugosllav.

Një prej figurave më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar të shekullit 20, Hajrullah Tërpeza ishte gjithnjë në vijat e para të luftës për liri. Me ripushtimin e Kosovës në vitin 1945, Hajrullahu detyrohet të lëshoj Kosovën dhe te nis veprimtarinë e tij patriotike në mërgim. Familja e tij në Tërpezë ndëshkohet në mënyrat më barbare nga pushtuesi serbo-jugosllav, pushtuesit i vrasin vëllaun 17 vjeçar Saqip Murtezin, i arrestojnë familjen përfshire edhe vajzën një vjeçare Lutfien.

Në mërgim, Hajrullahu krahas aktiviteteve kombëtare, rinisë edhe një jetë të re. Në pamundësi për të vizituar Kosovën asnjëherë për së gjalli, në zemrën e tij mbetet peng liria e saj. Vritet me atentat në tetor të vitit 1982 në Gjermani, derisa pas vetes në Kosovë kishte lënë vajzën e cila tani ishte bërë nënë pa e parë kurrë babanë e saj, kurse në Gjermani djalin Nuredinin i cili burrërrohej pa e takuar kurrë motrën dhe familjen e tij në Tërpezë të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.