Rita Ora para muzikës, shiste këpucë
Nuk është i vogël numri i yjeve të famshëm të cilët para se të ndërtonin një karrierë të suksesshme, së pari është dashur të bëjnë punë aspak të dëshirueshme. Dhe ky trend nuk e ka anashkaluar edhe këngëtaren kosovare, Rita Ora.
Ajo gjatë një interviste në emisionin “Late Night With Set Meyers”, e ka pranuar se në të kaluarën ka punuar si një shitëse këpucësh dhe se e ka urryer këtë punë. “E urreja këtë punë. Ajo thjeshtë nuk ishte ëndrra ime.
Por nganjëherë duhet të bësh edhe atë që nuk ta do zemra”, e ka pranuar bukuroshja. /Zëri/


