Uji Dea

Gjilani inauguron Muzeun e Qytetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pikërisht më 28 Nëntor, Komuna e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin kanë inauguruar Muzeun e Qytetit. Në ceremoninë e inaugurimit, pos kryetarit Haziri dhe bashkëpunëtorëve, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore si dhe artdashës të shumtë.

“Kjo shtëpi do t’i grumbullojë artefaktet dhe gjithçka që lidhet me historinë dhe me trashëgiminë që Gjilanit dhe që regjioni e ka. Ne jemi një thesar arkeologjik i pazbuluar dhe duhet të punojmë shumë që të zbardhet historia jonë e çmuar. Ky 28 Nëntor dhe ky Muze i Qytetit dhe i regjionit, tashmë ruhet nga zyrtarët e qendrës së trashëgimisë regjionale”, tha me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

Ai premtoi se në vitin e ardhshëm Gjilani do t’i ketë tri kinema dhe galerinë e qytetit në vendet e merituara.

UBT

“Gjilani e ka pasë mungesë muzeun, sikurse edhe kinemanë që është duke u ndërtuar. Gjilani do t’i ketë 3 kinema, të cilat planifikohen të ndërtohen në vitin e ardhshëm. Poashtu, ne po punojmë që ta gjejmë vendin adekuat për një galeri të qytetit, që të rrumbullakësohen ato shtëpi të kulturës, dijes dhe të trashëgimisë që çdo qytet duhet t’i ketë”, u shpreh Haziri.

Fjalë rasti në këtë ngjarje pati edhe drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, Vjollca Aliu dhe drejtori i Muzeut Rajonal, Artan Hoxha, të cilët falënderuan kryetarin Haziri i cili ish-zyrën e kryetarit ia dhuroi Muzeut të Qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.