Fundamenti

Haziri: Dëshmorët, heronjtë, martirët dhe viktimat janë më meritorët që ne po e kremtojmë këtë ditë të bardhë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ka nisur aktivitetet e shumëta për nderë të 28 Nëntorit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën e Flamurit.Kryetari Lutfi Haziri, pasi ka uruar të gjithë shqiptarët, ka thënë se sot po nderohen të gjithë ata që janë më meritorët, dëshmorët, heronjtë, martirët dhe viktimat, të cilët u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë.

“Uroj të gjithë bashkëvendësit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë këtë festë të madhe të 28 Nëntorit. Ne sot nderojmë të gjithë ata që janë më meritorët, dëshmorët, heronjtë, martirët dhe viktimat, të cilët u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë. Gjilani dhe Anamorava në këtë përvjetor të madh, përveç kryengritjes së madhe të Idriz Seferit, shënon edhe përvjetorin e rëndë të masakrës së Gjilanit dhe kryengritjes së Mulla Idriz Gjilanit”, tha Haziri.

Eco Higjiena

“Ne do të vazhdojmë t’i përmbyllim këto përvjetorë të mëdha, në mënyrë që historia të zbardhet mbi veprën e këtyre patriotëve të mëdhenj, në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të njoftuar me aktin sublim. Në këtë ditë të bardhë, uroj vërtetë të ketë harmoni dhe çdo të mirë në çdo familje shqiptare”, ka shtuar Haziri.

Më pas, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe para lapidarit të Agim Ramadanit, tek dëshmorët Nuhi Beridha e Rexhep Mala dhe tek busti i Alban Ajetit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.