KKVITI

Skenarët e këqij të Albin Kurtit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Kenan Gashi – I gjithë ky mashtrim politik, sipas të cilit gjoja partitë e tjera politike kanë penguar funksionimin e Kuvendit të Kosovës, po del të jetë vetëm një arsyetim i krijuar për të mbuluar moszbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të tjera pozitive që rregullojnë konsolidimin dhe funksionalizimin e institucioneve.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se kjo zvarritje e qëllimshme deri te zgjedhjet e reja ka pasur një motiv të vetëm: Vetëvendosje të përfundonte procesin e zgjedhjeve lokale dhe të shpallte zgjedhjet nacionale në momentin më të volitshëm për interesat e saj politike.

Hidromorava

Ky nuk është vetëm skenar i Albin Kurtit. Është i mbështetur hapur edhe nga Presidentja e Kosovës, e cila ka favorizuar axhendën dhe synimet politike të Kurtit, duke e thelluar edhe më shumë krizën institucionale.

Pasojat ekonomike, sociale dhe politike të kësaj loje të gjatë mashtruese janë bërë barrë për qytetarët dhe vetë shtetin. Për muaj me radhë, z. Kurti ka ndërtuar një narrativë që nuk qëndron, duke manipuluar opinionin publik dhe duke e futur vendin në një cikël të pasigurt politik.