Fundamenti

KFOR-i turk dhuron donacion tri makina për lavanderinë e spitalit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan priti në takim KFOR-in Turk në Kosovë Major Sadettin Bal dhe ekipin e tij.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana ju dëshiroj mirëseardhje përfaqësueseve të KFOR-it turk duke i falënderuar për kontributin e dhënë në Shëndetësinë e Republikës së Kosovës e në veçanti në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.

Pranimi i donacionit nga KFOR-i turk i tri makinave për Lavanderin e Spitalit sigurisht se rrisin kapacitetet dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe atyre ndihmëse teknike duke marrë parasysh shumë faktor në shërbimet tona 24/7, gjithashtu ky donacion forcon bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

FIDANISHTJA

Major Sadettin Bal theksoj se jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me Spitalin e Gjilanit, ky donacion do të rrit kapacitetet në shërbimin teknik përkatësisht në Lavanderin e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan.

Bashkëpunimi jonë do të vazhdoj edhe më tutje me institucionet shëndetësore dhe ato Arsimore.
Pjesë e diskutimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave të ndryshme të cilat ndihmojnë shumë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan./rajonipress/