United Hospital

Haliti përuron rrethojat e shkollës në fshatin Ramjan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në fillim të ceremonisë së përurimit të këtyre rrethojave të pranishmit i përshëndeti Kadri Ismajli, kryetar i këshillit te fshatit Ramjan. Ai gjate fjalës se tij përshkroi potencialet e këtij fshati si ne aspektin intelektual dhe atë ekonomik por njëherit falënderoi organet komunale të Vitisë dhe banorët e këtij fshati për bashkëfinancimin e këtij projekti.

Po ashtu Ismajli shtoi se një pjesë e mjeteve janë siguruar nga mërgata e fshatit Ramjan. Kryetari i Komunës se Vitisë, Sokol Haliti tha se ky bashkëfinancim është mirëpritur ndërkaq inkurajoj dhe fshatrat e tjerë që të bëjnë një gjë të tillë. “Sot ne po përurojmë një punë të përbashkët, por dua veçanërisht te falënderojë diasporën tonë e cila ka kontribuar si në shtet formim dhe shtet ndërtim dhe të cilët po dëshmojnë me punën e tyre se po punojnë për të mirën e vendit tonë që të rrugëtoje sigurt drejtë suksesit” u shpreh Haliti .

United Hospital

Ai po ashtu tha se kjo rrethoj është siguruar fal angazhimit të qeverisë komunale për mbrojtjen e aseteve komunale sepse ka penguar zbarkimin e kësaj rrethoje në ndonjë Komune tjetër.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të përkushtuar që me investime të prekin çdo lokalitet të kësaj komune duke paralajmëruar se gjatë këtyre ditëve do të filloj rivitalizimi i rrugës Gerlice-Viti- Kllokot -Ferizaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.