United Hospital

Haziri konfirmon mbështetjen dhe pjesëmarrjen për aktivitetet e rinisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur në një takim të rinjtë organizatë “Clean Pub” dhe klubin e biciklistëve të Gjilanit, për tu dhënë mbështetje dhe konfirmimin e tij për pjesëmarrje në aktivitetin e organizuar “Gjilani bike”, ku qëllim ka përdorimin sa më të madh të biçikletave dhe largimin nga përdorimi i shumtë i veturave.

Me këtë rast kryetari Haziri i ka dhënë mbështetje aktivitetit “Gjilani bike”, duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij dhe të stafit në kuadër të këtij aktiviteti për promovim të qarkullimit me biçikleta, por edhe dhurim të gjakut.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kam pritur në një takim të rinjtë që janë organizator të aktivitetit “Gjilani bike” ku përfshihen disa ngjarje nga dhurimi i gjakut në ditën e nesërme e deri tek udhëtimi për eksplorimin e bukurive natyrore dhe monumenteve historike të shumta që ka Gjilani. Komuna e Gjilanit do ta mbështes këtë aktivitet dhe do t’i bashkëngjitet vetëdijesimit, qëllim i cili është pikërisht për përdorim të biçikletave në baza ditore duke lënë veturat në shtëpi”, ka thënë kryetari duke bërë thirrje tek drejtorët, mësimdhënësit, mjekët dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten mirë në aspektin shëndetësor, që ti përgjigjen aktivitetit për dhurimin e gjakut gjatë ditës së nesërme.

Ndërsa, në emër të organizatorit të aktivitetit “Gjilani bike”, Genc Mustafa, ka falënderuar kryetarin Haziri, për mbështetjen dhe ka bërë të ditur detajet e kësaj ngjarje e cila ka nisur sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, për të vazhduar gjatë ditës së nesërme me dhurimin e gjakut e që përfundon me rrugëtimin prej 13 km në drejtim të Kalasë së Pogragjës me biçikleta më 16 gusht.

FIDANISHTJA

“Ishim sot për të marrë mbështetjen nga i pari i Gjilanit për mbështetjen e madhe që i ka dhënë këtij aktiviteti dhe shumë ngjarjeve të tjera të rinisë. Kemi marrë konfirmimin e kryetarit Haziri dhe të stafit të tij për të qenë pjesë e aktiviteteve të “Gjilani bike”, ku qëllim ka përdorimin e biçikletave dhe largimin nga veturat”, tha në fjalën e tij Mustafa.

Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Naser Korça, ka thënë se me të marrë detyrën si drejtor, është angazhuar menjëherë në krijim të kushteve për biçikleta në komunikacion.

“Që në fillim do të punojmë për shënjimin horizontal dhe vertikal për hapësirën e trafikut që do të kenë biçikletat. Për të vazhduar në të njëjtën kohë me vend parkingun e posaçëm për biçikleta, por në të ardhmen do të punojmë edhe në uljen e trotuareve në mënyrë që të gjithë ata që do të përdorin këtë mjet udhëtimi ta kenë më të lehtë qarkullimin nëpër rrugët e Gjilanit”, tha ndër të tjerash drejtori Korça./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.