Eko Higjiena

Arbër Emini me qëndrim zyrtar: Asnjë mbështetje për Listën Serbe në balotazh

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kllokot – Kjo është çështje dinjiteti kombëtar, përfaqësimit legjitim dhe mbrojtje e sovranitetit të Republikës së Kosovës në çdo institucion lokal ka shkruar Arbër Emini.

Postimi i plotë:

QËNDRIM ZYRTAR
Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës,
në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale,
dhe në Ligjin Nr. 03/L-047 për Mbrojtjen e të Drejtave të Komuniteteve dhe Anëtarëve të tyre,
unë, Arber Emini, përfaqësues legjitim i komunitetit shqiptar në Komunën e Kllokotit,
të cilin e kam fituar përmes votës së lirë të qytetarëve shqiptarë me mbi 515 vota; shpreh qëndrimin tim të prerë dhe të qartë:

Asnjë mbështetje për Listën Serbe në balotazh.

FIDANISHTJA

Kjo është çështje dinjiteti kombëtar, përfaqësimit legjitim dhe mbrojtje e sovranitetit të Republikës së Kosovës në çdo institucion lokal.

Ftoj të gjitha partitë dhe iniciativat shqiptare të qëndrojmë të bashkuar, asnjë kompromis me strukturat që kanë vepruar dhe po veprojnë kundër shtetit tonë.

Bashkimi ynë është garancia për një Kllokot të lirë, ligjor, zhvillimorë dhe multietnik.