Afrim Shala sjell edhe një doracak me vlerë për gjyqtarët e procedurave penale
Gjilan – Të mërkurën në Hotelin “Sirius”, në Prishtinë, është promovuar Doracaku i gjyqtarëve për procedurën penale, i autorit Afrim Shala (bashkëautor), nga Gjilani.
Ky doracak është i pari i tillë në gjuhën shqipe, i cili shërben si udhërrëfyes i gjyqtarëve se si duhet të veprojnë në situata të caktuara në procedurë penale.
Gjatë promovimit të këtij Doracaku, kanë prezantuar Ministri i Drejtësisë, z.Hajredin Kuqi, kryeprokurori i shtetit, z.Aleksander Lumnezi, kryesuesi i KGJK, z.Enver Peci, si dhe shumë personalitete nga fusha e drejtësisë, si : gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesor universitar, etj.
Ndryshe libri është pritur shumë pozitivisht nga ekspertët e kësaj fushe dhe është parë si një dritare e mirë komunikuese dhe këshilluese në punën e gjyqtarëve.
Botimin e këtij Doracaku, e kanë mundësuar Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID./rajonipress/


