Haliti: Me këtë bashkim, fitorja jonë është e paevitueshme, fitorja e juaj, fitorja e popullit!
Viti – Zëri juaj, besimi juaj, është forca jonë. Ju jeni arsyeja pse ecim përpara pa u ndalur ka shkruar Sokol Haliti.
Sokol Haliti të enjten në mbrëmje ishte mysafir në dy media qendrore dhe mori mesazhe të panumërta në përkrahje të tij.
I motivuar dhe me besimin në fitore Haliti shkroi në rrjetet sociale:
Dua t’ju falënderoj nga zemra me respektin më të madh për secilin prej jush, për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe mesazhet e panumërta. Kjo përkrahje është dëshmi e besimit tuaj dhe energjia që na shtyn përpara.
Zëri juaj, besimi juaj, është forca jonë. Ju jeni arsyeja pse ecim përpara pa u ndalur.
Me këtë bashkim, fitorja jonë është e paevitueshme, fitorja e juaj, fitorja e popullit!


