FIDANISHTJA

Gjilani ka nisur ta kuptojë mashtrimin e madh, nuk lejon eksperiment të dytë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qytetarët gjilanas e kanë kuptuar se për katër vite ishin të mashtruar nga një qeverisje e paaftë, me njerëz të paditur dhe pa njohuri elementare për menaxhim e qeverisje të ndershme. Rrena e mashtrimet e mëdha nuk do të kalojnë më sepse në skenë pritet të vijnë kuadro e njerëz që Gjilanin e kuptojnë dhe e ndjenjë me shpirt e zemër.

Gjilani po merr frymë më shlirë në balotazh, në përpjeje për të përmbysur një qeverisje më 9 nëntor, e cila vetëm të zeza i solli Gjilanit, duke shënuar një histori ndër më të keqën që nga paslufta.

Një qeverisje me njerëz pa autoritet e kredibilitet, qeverisje pa gjak e dije elementare për projekte zhvillimore.

Elhamia qytetar gjilanas mendon se 9 nëntori duhet të jetë fundi i mashtruesve dhe ndryshimit që kurrë nuk ndodhi në Gjilan.

“Më 9 nëntor duhet ta turpërojmë me votë këtë keqqeverisje e cila e dëmtoi Gjilanin, në të gjitha aspektet. Gjilani e ka kuptuar se për katër vite ishte i mashtruar nga një klan i njerëzve të paditur dhe të paaftë për të udhëhequr me një qytet siç është Gjilani” tha ai.

ARKATANA

Edhe, Selmani një qytetar tjetër thotë se qytetarët e Gjilanit nuk guxojnë të mashtrohen tutje.

“Ta dënojmë me votë dhe ta dërgojmë në shtëpi këtë pushtet që vetëm vrima të zeza i shkaktoi Gjilanit. Gjilanasit e vërtetë besoj e kuptojnë mesazhin tim sepse nuk kemi kohë për eksperimente të tjera” tha Selmani.

Por Shabani që është ithtar i LVV mendon se Alban Hysenit duhet t`i jepet edhe një shansë sepse ka pasur borxhe të trashëguara.

“Albani është ndeshur me borxhe të Lutës dhe s`ka pasur mundësi me tregue vetën, andaj e meriton edhe një mandat” tha ai./rajonipress/