ARKATANA

Azemi: Aleancë, s’të kam menduar kështu! Në komunat ku Aleanca bashkëpunon me VV-në, Aleanca do të shuhet

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Unë jam angazhuar për një Aleancë që nuk shitet për poste, por që qëndron mbi parime. Një Aleancë që refuzon bashkëpunimin me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, në të dy nivelet e qeverisjes, sepse sulmet e vazhdueshme, shpifjet e pandërprera dhe dëmet e shkaktuara Kosovës nuk mund të harrohen, as të falen lehtë ka shkruar Ardian Azemi.

Postimi i plotë:

Tani, kur shoh koalicione të njëpasnjëshme me ata që kanë shkatërruar besimin dhe shpresën tonë, ndihem thellësisht i zhgënjyer.

Mobi Casa

Ka diçka më të dhimbshme se humbja e pushtetit: humbja e parimeve dhe e drejtësisë në emër të oportunizmit.

Bëni screenshot këtij statusi dhe rikujtojeni pas katër vitesh:

Në komunat ku Aleanca bashkëpunon me VV-në, Aleanca do të shuhet.