Lumir Abdixhiku, duhet të zbarkoj në Gjilan dhe ta mbështes me vepra Arbër Ismajlin
Gjilan – Fakti që Arbër Ismajli nuk është në krye të LDK-së, po i shkakton bukur problem në menaxhimin e fushatës për balotazh. Deri tani për Arbërin njerëzit e LDK-së, duke përfshirë edhe Lumirin e teposhtë, e kanë përkrahur vetëm figurativisht Arbër Ismajlin, duke e lënë garimin e tij në duar të pasigurta. Realisht më shumë ka interesime nga qytetar, shoqëri civile e subjekte opozitare sesa nga vet LDK. Ndërsa, Lutfi Haziri thotë se Arbëri po punon përtej LDK-së me partitë tjera, sepse unë i kam angazhimet politike ndërsa ato zgjedhore, menaxheriale e buxhetore i ka kandidati tha Haziri.
Si do e nisë balotazhin Arbër Ismajli, me këndë do hyjë në balotazh, cili është pozicioni dhe interesimi i vet degës së LDK-së në Gjilan, cilat janë reagimet qytetare dhe të atyre të shoqërisë civile, mbase mund të jenë tema trajtimi për vet LDK, por kjo tashmë ka tejkaluar të gjitha parashikimet për shkak të pasivitetit të vet LDK-së.
Qytetar e shoqëri civile, por edhe grupacione qytetare kanë shprehur interesim të madh për Arbër Ismajlin, por defekti del të jetë organizimi i dobët i LDK-së, e cila po shihet krejt e pavendosur për balotazh.
Është e habitshme që Arbër Ismajli s`ka ekip të mirëfilltë për ta përcjellur në teren. Dhe kjo ka ndikuar që qytetarët e aktivistët po kërkojnë që Lumir Abdixhiku të zbarkoj në Gjilan dhe ta përkrah Arbër Ismajlin me vepra, e jo me deklarime verbale.
Ndonëse i tërë interesimi është drejtuar kah Lutfi Haziri, meqë është kryetar i degës së LDK-së, në Gjilan, ai për rajonipress shprehet me plotë entuziazëm e optimist për garën e Arbër Ismajlit.
“Arbëri po punon përtej LDK-së, me partitë tjera, sepse unë i kam angazhimet politike e familjare, ndërsa ato zgjedhore, menaxheriale e buxhetore i ka kandidati” tha Haziri, realisht duke pranuar faktin se Arbër Ismajli, s`ka buxhet e as mbështetje organizative nga LDK.
Por kjo nuk ndodhë me Alban Hysenin ekipi i të cilit ka financuar në të gjitha drejtimet dhe s`është ndalur për asnjë minutë të bërit fushatë.
Arbër Ismajli e ka në duar të veta edhe kandidimin, edhe organizimin, krejt varet nga fuqia e tij politike e intelektuale për ta bindur elektoratin gjilanas, që ta votojë për të sjellur dritë e shpresë për një Gjilan, që ka katër vite që jeton i izoluar nga projektet dhe zhvillimi ekonomik i saj i prapambetur./rajonipress/


