Uji Dea

Një aktakuzë e ngritur dhe tre persona të ndaluar për dhunë në familje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kudër dy (2) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “dhuna në familje” dhe një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

Mobi Casa

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Dhuna në Familje” dhe Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Dhuna në Familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”./rajonipress/