UBT

Sinani porosit shqiptarët e Bursës: Kurrë mos i harroni trojet tuaja

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Begzad Sinani u ka thënë anëtarëve të këtij grupi se në Kamenicë duhet të ndjehen si në shtëpitë e tyre. Këto janë tokat e të parëve tuaj, andaj ndihuni si në shtëpinë tuaj, ju në të ardhmen do të jeni në detyra e angazhime nga më të ndryshmet, por ju lus që Kosovën të mos e harroni kurrë. Nga këto vende u shpërngulën të parët tuaj, si pasojë e dhunës e represionit, por ata ditën të ndjellin tek ju ndjenjën kombëtare dhe që të mos harroni asnjëherë se jeni shqiptar tha midis tjerash Sinani.

Ansambli i këngëve dhe valleve “Nakem” nga Bursa e Turqisë ka arritur në Kamenicë. Ky Ansambël përbëhet nga një grup prej 35 anëtarësh. “Nakem” është pritur ngrohtësisht nga udhëheqja komunale e Kamenicës.

Gjatë ditës ata u pritën fillimisht nga Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, i cili u uroi mirëseardhje në komunë. “Kamenica është komuna më e qetë në Kosovë, miqësitë e tona me bashkëkombësit tonë në Turqi po rriten dita ditës, zyrtarët komunal të Kamenicës shpesh kanë vizituar vendin tuaj, ndërsa sot jemi të lumtur që mund të ju presim dhe të ju takojmë në komunën tonë” ka thënë nënkryetari Matoshi, duke dhënë informata dhe sqarime për komunën e Kamenicës.

Uji Dea

Pas shëtitjes nëpër qytet, anëtarët e Ansamblit “Nakem” u pritën edhe nga Kryetari Begzad Sinani.

Edhe, Sinani u ka thënë anëtarëve të këtij grupi se në Kamenicë duhet të ndjehen si në shtëpitë e tyre.”Këto janë tokat e të parëve tuaj, andaj ndihuni si në shtëpinë tuaj, ju në të ardhmen do të jeni në detyra e angazhime nga më të ndryshmet, por ju lus që Kosovën të mos e harroni kurrë. Nga këto vende u shpërngulën të parët tuaj, si pasojë e dhunës e represionit, por ata ditën të ndjellin tek ju ndjenjën kombëtare dhe që të mos harroni asnjëherë se jeni shqiptar” tha midis tjerash Sinani.

Adem Tac në emër të ansamblit falënderoi përzemërsisht Komunën e Kamenicës për mikpritjen dhe në emër të grupit i dha kryetarit Sinani dhuratë udhërrëfyesin e Qytetit Bursa. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.