UBT

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në RTV21, tha se LDK-ja nuk është tavolinë suedeze.

“Kush çohet në mëngjes me marrë vota për aq sa i duhen, kjo është e mbyllur. Jo, nuk jemi tavolinë suedeze,” tha ai, kur u pyet se a do të kenë votë për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit nëpër komuna.

Ndërsa për tri letrat e dërguara nga LVV tha se ato janë kthyer me kohë nga partia e tij.

Uji Dea

“E kemi kthy, as 24 orë nuk jemi vonuar asnjëherë”, tha ai.

I pyetur se pse nuk janë takuar me Vetëvendosje, Haziri deklaroi se LDK është përgjigjur se si është ftuar me letër, duke shtuar se VV nuk i ka thënë LDK-së të shkojë në takim.

Haziri i mohoi zërat që ka pasur takimes mes opozitës dhe LDK-së.