KKVITI

Gjashtë aktakuza të ngritura dhe dy persona të ndaluar për dhunë në familje dhe ngacmim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy (2) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës, dhe tjetri për veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale:

– Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Fundamenti

– Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

– Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

– Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,

– Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/