FIDANISHTJA

Nxënësit e Lladovës vizitojnë stacionin policor të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Stacioni Policor në Gjilan ka mirëpritur një grup fëmijësh të shkollës së fshatit Lladovë të komunës së Gjilan të shoqëruar nga personel mësimor i kësaj shkolle. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen për së afërmi të fëmijëve me punën, misionin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve.

Gjatë vizitës, nxënësit u njoftuan me funksionimin e stacionit policor, pajisjet që përdorën nga zyrtarët policorë gjatë punës etj. Po ashtu, atyre iu shpjegua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

ARKATANA

Zyrtarët policorë u dhanë nxënësve këshilla të rëndësishme për sigurinë në ambientet shkollore, sjelljen e tyre në rrugë dhe në komunitet, duke theksuar rolin e tyre si qytetarë të përgjegjshëm në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me të gjitha institucionet arsimore dhe komunitetin në përgjithësi, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë dhe respektimit të ligjit./rajonipress/