Eko Higjiena

Haziri: Viti shkollor nis më 1 shtator, ndërsa drejtorisë së bujqësisë i mbesin përgatitjet për mbjelljet vjeshtore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në mbledhjen e rregullt të përbërjes së re të bordit të drejtorëve, sot është shqyrtuar raporti i korrje – shirjeve, gjithashtu drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë i është rekomanduar të bëjë përgatitjet për mbjelljet vjeshtore, sikur që është dhënë informata për përgatitjen e fillimit të vitit të ri shkollor nga drejtori i Arsimit.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se Bordi i Drejtorëve ka shqyrtuar raportin e komisionit komunal për korrje – shirjet në Gjilan, ku ka vlerësuar se procesi ka kaluar mirë, është bërë punë intensive në monitorim dhe mbikëqyrje të kushteve të korrjes së drithërave të bardha.

“Bordi ka dhënë mendimin se rendimentet e pritura në drithërat e bardha, respektivisht në grur nuk janë arritur, por edhe këto që janë siguruar janë në kufijtë e kënaqshëm, mirëpo me angazhim edhe më të shtuar në vetëdijesim të bujqve për punën që duhet ta bëjnë në terren, kjo mund të ndryshoj gjatë të ardhmes”, tha Haziri duke rekomanduar drejtorinë e Bujqësisë që të merret me përgatitjet për mbjelljet vjeshtore, në mënyrë që gjithçka të jetë e përgatitur mirë në kohën kur nisin mbjelljet e sezonit vjeshtor.

UBT

Gjithashtu bordi ka marrë edhe një informatë me shkrim nga drejtoria e Arsimit, lidhur me përgatitjet që janë bërë dhe po vazhdon të punohet ende për fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor.

Ndryshe, viti i ri shkollor, në Gjilan, do të nis me 1 shtator në të gjitha shkollat e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.