Konsullata e Kosovës në Cyrih pret poetin Arben Kurteshi: vlerësim për kontributin e tij letrar në mërgatë
Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih u prit sot poeti dhe intelektuali Arben Kurteshi, një krijues me kontribute të çmuara në fushën e letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e promovimit të vlerave letrare dhe artistike në mërgatë, si dhe për rolin e krijuesve shqiptarë në forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet diasporës dhe atdheut.
z. Kurteshi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka botuar një sërë veprash letrare, ndër to: “Tingujt e zemrës” (2015, 2019, 2024), “Plisi” (2021), “Pak filozofi” (2021, 2025), “Shfaqje teatrale” (2024) dhe “Macja Artë” (2025).
Këto krijime pasqyrojnë përkushtimin e tij ndaj fjalës artistike dhe ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
Konsullata e Kosovës në Cyrih shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të z. Kurteshi në pasurimin e jetës kulturore të mërgatës shqiptare në Zvicër./rajonipress/


