Cani: Zgjedhjet nuk janë vetëm një kërkim për besim, por edhe një shprehje mirënjohjeje dhe falënderimi
Gjilan – Ky është vetëm fillimi i një pune me përgjegjësi dhe përkushtim për qytetin tonë. Bashkë do ta çojmë përpara Gjilanin që duam ka shkruar Artan Cani.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëvendës të Llashticës dhe qytetarë të Gjilanit,
Faleminderit për besimin dhe votën tuaj!
Së bashku arritëm të sigurojmë një ulëse në Kuvendin Komunal.
Zgjedhjet nuk janë vetëm një kërkim për besim, por edhe një shprehje mirënjohjeje dhe falënderimi.
Ky është vetëm fillimi i një pune me përgjegjësi dhe përkushtim për qytetin tonë.
Bashkë do ta çojmë përpara Gjilanin që duam!


