Arbër Emini vjen me një paralajmërim të madh: Ka individë që kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, kanë bashkëpunuar në orkestrimin e votës
Kllokot – Nuk kam frikë të them të vërtetën. Më shumë se 288 vota të shqiptarëve u orkestruan drejt Listës Serbe dhe SNS-së Vucicit dhe kjo është tradhti ndaj qytetarëve të Kllokotit ka shkruar Arbër Emini.
Përfundimisht, paralajmëroj se ka individë që kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, kanë bashkëpunuar në orkestrimin e votës, do t’i ekspozoj publikut me emër dhe mbiemër, së bashku me dokumentacionin përkatës, për të garantuar drejtësi dhe për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve tanë për të zgjedhur lirshëm.
Drejtësi për votën e çdo qytetari. #Kllokot #ZgjedhjeTëLira


