Eko Higjiena

Florina Qamili Jerliu: Falë besimit dhe dashurisë suaj, arrita të jem femra më e votuar në nivel komune për Asamblenë Komunale

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Nuk ka ndjenjë më të bukur se të ndihesh e përkrahur nga njerëzit e tu! Falë besimit dhe dashurisë suaj, arrita të jem femra më e votuar në nivel komune për Asamblenë Komunale. Ky është një nder i madh për mua, por mbi të gjitha një përgjegjësi që do e mbaj me shumë përulësi dhe krenari ka shkruar Florina Qamili Jerliu.

Postimi i plotë:

Kjo fitore nuk është vetëm e imja, por e çdo gruaje që guxon të ëndërrojë, të punojë dhe të besojë në veten e saj.

Është fitore e të rinjve që duan ndryshim, e qytetarëve që besojnë në punë të ndershme, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për komunën tonë.

KKVITI

Ju premtoj se do të jem zëri juaj në çdo hap të rrugëtimit tim, me përkushtim, sinqeritet dhe dashuri për njerëzit e vendit tim.

Faleminderit për çdo votë, për çdo fjalë të mirë dhe për çdo zemër që më ka qëndruar pranë.

Me ju, për ju gjithmonë!

Mirënjohje #arberismajli113 #ldkpertej

ZëRiGrave #BashkëPërNdryshim #florinaqamilijerliu21