ARKATANA

Nëntë aktakuza të ngritura dhe 11 persona të ndaluar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, të mërkurën me datë 15.10.2025 ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, prej tyre, 7 persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 dhe veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i Kodit Penal të Kosovës, dhe 4 persona për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 i Kodit Penal të Kosovës.

Hidromorava

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, të mërkurën me datë 15 tetor 2025 ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lendim i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”./rajonipress/