1277 gjoba trafiku dhe 25 ndalesa të mjeteve motorike
Gjilan – Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 10.10.2025 – 06.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë (1277) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e pesë (25) ngasës.
Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/


