Deliu: Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve të Komunës së Vitisë që më përkrahët dhe më besuat votën tuaj!
Viti – Ky besim është përgjegjësi e madhe për të punuar edhe më shumë për të mirën e komunës sonë, për zhvillim, transparencë e mirëqenie për të gjithë ka shkruar Ramadan Deliu.
Postimi i plotë:
Çdo votë është vlerësim për punën, përkushtimin dhe besimin tonë të përbashkët në LDK-në dhe vlerat e saj.
Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj, në veçanti bashkëfshatarëve të mi, miqve dhe çdo votuesi që besoi tek unë – Ramadan Deliu, nr.7, LDK.
Ky besim është përgjegjësi e madhe për të punuar edhe më shumë për të mirën e komunës sonë, për zhvillim, transparencë e mirëqenie për të gjithë.
Tani është koha të qëndrojmë bashkë, me zemër e vullnet, që më 9 nëntor ta kurorëzojmë fitoren e Sokol Halitit dhe LDK-së!
Sepse vetëm të bashkuar mund ta çojmë Vitinë përpara!

