Fundamenti

“Ia shtinen lapsin para meje”, Vedat Muriqi për shokët e skuadrës te Mallorca: Më pyesnin se si e mposhtëm Suedinë!

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar ishte i ftuari i radhës në emisionin më të ri të FFK-së, në Podcast.

Muriqi foli rreth ndeshjeve të muajit tetor, ku Kosova mposhti Suedinë dhe barazoi me Slloveninë, shkruan Indeksonline

Ai thotë se të gjithë shokët e tij te Mallorca u befasuan. Madje filluan t’i bënin llogaritë e kualifikimit.

ARKATANA

“Shokët e skuadrës në Mallorca nuk e kanë pritur një fitore të tillë të Kosovës ndaj Suedisë. Sidomos duke e ditur që Suedia ka skuadrën më të mirë në histori, me Isak, Gyokeres dhe Elanga.

“Më pyesnin pastaj se si është situata, a mundeni me u kualifiku. E hapinin telefonin dhe bënin llogaritë se a mundet Kosova të shkojë në Kupën e Botës. Para meje ia shtishin lapsin…”, u shpreh Vedat Muriqi

/Indeksonline/