UBT

Shtatë aktakuza të ngritura dhe dy persona të ndaluar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy (2) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, të martë me datë 14.10.2025 ka ndaluar dy (2) persona, njëri për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës, dhe tjetri për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik me veprime të rrezikshme, nga neni 372 i Kodit Penal të Kosovës.

ARKATANA

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, të martën me datë 14 tetor 2025 ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor ”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik’’./rajonipress/