Konsumi i lartë i kripërave është shkaku kryesor i hipertensionit
Këshilla të vlefshme për kripën:
- Pakësoni marrjen e kripërave sa më shumë që të jetë e mundur.
- Mos shtoni kripë ekstra gjatë gatimit dhe largojeni kriporen nga tavolina e ngrënies.
- Përpiquni të përdorni të jeshilta të freskëta dhe erëza të thara në vend të kripës.
- Në vend që të blini salca të gatshme të ngopura me kripëra, argëtohuni duke përgatitur salcat tuaja.
- Lexoni etiketat e ushqimeve për të parë sasinë e kripërave në to.
A e dinit?
- Konsumi i lartë i kripërave nga ushqimet është shkaku kryesor i hipertensionit për 3 nga 10 të rritur. Sodiumi apo ndryshe KRIPA – mund të jetë një tërheqëse fatale!
- Aktualisht, rreth 80% e kripërave që konsumojmë vjen nga ushqimet e paketuara, ushqimet e shpejta apo ato të konsumuara në restorante.


