Fundamenti

Gjashtë aktakuza të ngritura dhe një person i ndaluar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, të premten me datë 10.10.2025 ka ndaluar (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës, veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 i Kodit Penal të Kosovës dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 i Kodit Penal të Kosovës. ‘’

Fundamenti


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës, veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 i Kodit Penal të Kosovës dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 i Kodit Penal të Kosovës. ‘’


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”./rajonipress/