Uji Dea

Qendra Komunitare Shqiptare nga Konektika e SHBA do të ndihmoj Spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vedat Selimi, përfaqësues i Qendrës Komunitare Shqiptare në shtetitn e Konektika, të SHBA-ve, ka informuar Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, se kjo qendër humanitare dhe bamirëse, do të ndihmoj Gjilanin, respektivisht Spitalin Regjional, me një kontingjent të ndihmave – pajisjeve për personat me nevoja të veçanta që do të sillen në këtë institucion.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar komunitetin shqiptaro – amerikan, shtetin Konektika dhe këtë qendër që ka mision promovimin, ndihmën dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.

“Falënderoj Qendrën Komunitare Shqiptare, Vedatin dhe gjithë komunitetin shqiptarë në Amerikë e veçanërisht në shtetin Konektika, për angazhimin dhe punën e madhe që bëjnë në mbështetje të bashkëvendësve kudo që ata janë, përmes formave të ndryshme, nga programet arsimore e deri tek mbështetja përmes programeve humanitare. Spitali Regjional i Gjilanit, por edhe institucionet shëndetësore në Kosovë kanë nevojë për pajisje të ndryshme, kurse pajisjet për personat me nevoja të veçanta janë mëse të domosdoshme për qytetarët tanë që me ndihmën e këtyre pajisjeve gjatë të ardhmes do ta kenë më të lehtë edhe në spital por edhe jashtë tij”, ka thënë kryetari Haziri.

ARKATANA

Ndërsa nga ana e tij Vedat Selimi, ka thënë se kontingjenti me ndihma në pajisje për personat me nevoja të veçanta, janë të dedikuara për Spitalin Regjional të Gjilanit, ndërsa si “Qendër …” kanë ndihmuar dhe janë aktiv në shumë fusha të ndryshme në mbështetje të shqiptarëve në Amerikë, në edukim promovim të biznesit, trajnime, seminare informacione për punësim në qytetin e Hartfordi – it.

Ndryshe, Qendra Komunitare Shqiptare është jo fitimprurëse me mision për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar nëpërmjet projekteve dhe veprimtarive historike, kulturore e sportive si dhe humanitare për të gjithë shqiptarët në shtetin e Konektikut./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.