ARKATANA

Haziri: Bujqësia potencial për punësim dhe të ardhura më të mira për familjet Gjilanase

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari dhe bashkëpunëtor të tjerë, kanë vizituar plantacionin e prodhimeve të mollës dhe dardhës tek pronari Sali Haliti, në Fshatin Caparë, i cili me këtë rast ka punësuar tërë familjen, me planifikimin për zgjerim të mëtutjeshëm gjatë të ardhmes edhe me kultura të tjera.

Haziri, ka thënë se ky është shembulli më i mirë i punës që familja Haliti ka bërë me investimet në bujqësi, si degë e garantuar e të ardhurave për regjionin e Gjilanit.

“Sot jam në vizitë në familjen Haliti, me arsyen e vetme që nga afër të shohim investimet që ka bërë kjo familje në mbjelljen dhe kultivimin e mollës dhe dardhës, që ka mundësuar angazhimin e gjithë anëtarëve të saj në këtë biznes bujqësor. Fshati Caparë, por edhe Gjilani në përgjithësi ka tokë bujqësore, ka traditë në bujqësi por edhe potencial në të njëjtën kohë që të kultivoj produkte nga më të ndryshmet, duke nisur nga molla, dardha, e deri tek duhani që për vite me radhë është i dëshmuar si regjion. Unë e përgëzova familjen Haliti dhe shembullin e tyre shumë të mirë që duhet ta ndjekin edhe familje të tjera dhe bujq të tjerë poashtu, sepse kështu sigurohen të ardhura dhe punësim i drejtpërdrejt në të njëjtën kohë”, tha kryetari Haziri gjatë vizitës në fshatin Caparë.

Hidromorava

Nga ana e tij pronari Sali Haliti, ka bërë të ditur se investimi i tij në këtë plantacion të mbjellë me mollë dhe dardhë, është mese i domosdoshëm ngase sipas tij, nga këto të mbjella me rreth 3 hektarë po krijohen të ardhura dhe punësim i menjëhershëm i anëtarëve të kësaj familjeje.

Haliti ka pohuar se gjatë të ardhmes do të bëjë edhe investime të tjera dhe zgjerim gradual të sipërfaqeve të mbjellura./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.