Eko Higjiena

Wenger ka një lajm të madh për Granit Xhakën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Arsene Wenger ka lavdëruar Granit Xhakën për paraqitjen ndaj Bournemouth.

“Topçinjtë” e mposhtë 3:1 Bournemouthin ku mesfushori shqiptar, Granit Xhaka e nisi si titullar këtë sfidë, shkruan Gazeta Express.

Ai u lavdërua nga trajneri Arsene Wenger pas ndeshjes, derisa tha se gjithë sulmuesit kanë dëshirë të luajnë me lojtarë të kalibrit të Xhakës.

UBT

“Ai filloi të luajë më mirë pas kalimit të minutave. Derisa në pjesën e dytë ai bëri punën shumë mirë”, tha fillimisht Wenger për “Standard Sport”.

“Jemi në nëntor, ai arriti në korrik. Është normale se duhet kohë për t’u adaptuar. Ai po përmirësohet çdo ditë dhe po gjen qetësin e tij. Ai luajti një rrol të rëndësishëm në ndeshjen e sotme”, shtoi trajneri francez.

“Alexis Sanchez dhe sulmuesit në përgjithësi pëlqejnë të luajnë me lojtarë të tillë, të cilët japin shumë nga krahët”, përfundoi Wenger. /Express/