UBT

Reagim i Shtabit të LDK-së, Dega në Viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Viti, shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj një gjesti jodemokratik dhe huligan, me rastin e njollosjes së posterit të kandidates sonë për Asamblenë Komunale, znj. Yllka Qamili.

Veprime të tilla të ulëta janë të papranueshme dhe përbëjnë sulm ndaj procesit demokratik zgjedhor, duke lënduar jo vetëm garën e ndershme politike, por edhe duke dekurajuar angazhimin qytetar, sidomos të rinisë dhe grave që me përkushtim marrin pjesë në jetën publike të komunës sonë.

LDK në Viti dënon ashpër çdo akt që cenon kulturën tonë politike dhe bën thirrje për maturi, qetësi dhe respekt të ndërsjellë gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Uji Dea

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Vitisë që të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike përmes votës së lirë dhe të ndershme, si dhe kërkojmë nga organet kompetente që të hetojnë me seriozitet rastin dhe të ndërmarrin masa ligjore ndaj përgjegjësve, në mënyrë që të ruhet integriteti i kandidatëve dhe të mbrohet vullneti politik i qytetarëve.

Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Viti