Ymeri: LDK e fort e stabile në Artanë, Forumi i Gruas zgjedhë strukturën e saj
Gjilan – Të dielën në Artanë wshtë mbajtur Kuvendi zgjedhor i Forumit të Gruas të degës së LDK-së në Novobërdë, derisa kryetare është zgjedhur Xhejlane Behluli.
Bajrush Ymeri në këtë Kuvend ka thënë se LDK është e fort dhe stabile në Artanë dhe se interesimi i qytetarëve të të gjitha grupeve për të qenë pjesë e LDK-së është i madh.
Në këtë Kuvend kryetare e Forumit të Gruas është zgjedhur Xhejlane Behluli, nënkryetaret Shefkije Mehmeti dhe Shkurte Ahmeti, sekretare Resmije Hajdini dhe kryesia e re të FGLDK-së dega në Novobërdë.
”Ju faleminderit të gjitha delegateve të kuvendit që ishin prezent në numër aq të madh. Kryetares dhe kryesisë së FGLDK-së ju urojë shëndet dhe punë të mbarë” ka shkruar Bajrush Ymeri./rajonipress/


